Ndërlidhjet

Papa, mesazh për Kupën e Botës


Papa Françesku
Papa Françesku
Papa Françesku ka shfaqur shpresën se Kampionati Botëror i Futbollit do të jetë një vitrinë e vlerave thelbësore.

Në mesazhin e tij në Twitter, Papa ka thënë se janë tre leksione të vlefshme që mund të mësohen nga futbolli: nevoja për t’u trajnuar dhe për të punuar shumë për të arritur qëllimet, rëndësia e lojës së ndershme dhe punës ekipore, si dhe nevoja për të respektuar dhe nderuar kundërshtarët.

“Për të fituar, duhet kapërcyer individualizmin, egoizmin, të gjitha format e racizmit, jotolerancën dhe manipulimin e njerëzve”, ka shkruar Papa në Twitter.

Kampionati Botëror i Futbollit nis sonte në Brazil, me ndeshjen e parë midis nikoqirit dhe Kroacisë.
XS
SM
MD
LG