Ndërlidhjet

Mustafa merr përkrahjen e degëve për qeverinë e re


Fotografi nga takimi i kreut të LDK-së, Isa Mustafa me kryetarët e degëve të LDK-së. 13 qershor 2014
Fotografi nga takimi i kreut të LDK-së, Isa Mustafa me kryetarët e degëve të LDK-së. 13 qershor 2014
Kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i kanë dhënë përkrahje kreut të kësaj partie, Isa Mustafa për marrëveshjen e arritur me dy partitë e tjera opozitare, AAK dhe Nisma, për krijimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Kjo thuhet në një komunikatë dërguar mediave nga LDK e cila thotë se kryetarët e degëve të LDK-së kanë kërkuar implementim e marrëveshjes, “menjëherë pas certifikimit të rezultateve” të zgjedhjeve të 8 qershorit.

“Kryetari Mustafa i siguroi kryetarët e degëve të LDK-së se koalicioni do të punojë që marrëveshja të implementohet sa më parë dhe se qeveria, që do të dalë nga kjo marrëveshje, do të punojë për të mirën e vendit. Në ditët në vijim partenerët e kolaicionit do të punojnë për përgatitjen e programit të përbashkët qeverisës”, thuhet në fund të kësaj komunikate.
XS
SM
MD
LG