Ndërlidhjet

Kina kërkon zgjerimin e ‘Heathrow’ të Londres


Rende të gjata të pasagjerëve në aeroportin Heathrow të Londres, (ARKIV)
Rende të gjata të pasagjerëve në aeroportin Heathrow të Londres, (ARKIV)
Ambasadori kinez në Londër, Li Xiaoming, ka thënë se vendi i tij i ka kërkuar Britanisë së Madhe që ta rrisë aeroporti Heathroë të Londres me qëllim që Kina të ketë mundësi të rrisë numrin e fluturimeve drejt kryeqytetit britanik.

Lajmi është bër ëpublik para vizitës së kryeministrit kinez, Li Keqiang.

“Ne presim që Heathroë të ketë edhe një pistë të tretë”, ka thënë ambasadori kinez.

Ligjvënësit britanik dhe biznismenë pajtohen se Britania urgjentisht ka nevojë për pista të reja, por shtimi i tyre në Londër nuk përkrahet nga shumica e votuesve që shqetësohen se vetëm do të rritet zhurma, ndotja e ambientit dhe rrezikohet siguria, raporton Reuters.

Komisioni i Aeroporteve britanike do të vendos verën e ardhshme që ku dhe kur të rriten kapacitetet e aeroportit të Londres.
XS
SM
MD
LG