Ndërlidhjet

Siri: Nga bombat në Alepo – 20 të vrarë


Njerëzit ikin nga rrugët për shkak të sulmeve ajrore në një lagje të qytetit Alepo
Njerëzit ikin nga rrugët për shkak të sulmeve ajrore në një lagje të qytetit Alepo
Aktivistët sirianë thonë se nga sulmet qeveritare me bomba-fuçi në një lagje në Alepo, që është nën kontroll të kryengritësve, janë vrarë së paku 2 vetë, përfshirë edhe fëmijë.

Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër dhe Qendra mediale në Alepo thonë se sulmet me bomba kanë ndodhur sot.

Aktivistët e këtyre grupeve në Alepo kanë thënë se nga sulmet ajrore janë vrarë afro 2 mijë njerëz, prej muajit janar.

Vlerësohet se prej vitit 2011, kur filloi kryengritja kundër regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, në Siri janë vrarë afro 160 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG