Ndërlidhjet

Gjendet edhe një trup i pajetë në Gjeorgji


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ekipet e shpëtimit në Gjeorgji kanë gjetur edhe një trup të pajetë pas rrëshqitjeve masive të dheut në rajonin Dariali Gorge, në afërsi të kufirit me Rusinë.

Me këtë, numri i viktimave ka arritur në tre persona të vrarë.

Departamenti i emergjencave në ministrinë e brendshme të këtij shteti ia kanë konfirmuar Radios Evropa e Lirë, se një trup i dekompozuar keq, është gjetur më 16 qershor dhe më pas është dërguar për në laborator për tu identifikuar.

Dy trupa të tjerë, njëri i një shoferi kamioni ukrainas dhe një tjetër që ende nuk është identifikuar, janë gjetur më parë.

Përpjekjet e nisura më 17 maj, për të gjetur viktima të tjera ende po vazhdojnë.

Së paku edhe tre persona ende konsiderohen të zhdukur.

Rrëshqitja e dheut ka dëmtuar edhe një tub i cili përdoret për të furnizuar Armeninë me gaz rus.
XS
SM
MD
LG