Ndërlidhjet

Vritet një këngëtare e njohur pakistaneze


Pakistan
Pakistan
Një këngëtare e njohur pakistaneze është qëlluar për vdekje në qytetin Peshauar.

Një zyrtar i policisë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Gul Naz, e njohur si Muskan, është vrarë nga persona të panjohur më 18 qershor.

Policia ka cituar të afërmit e saj të kenë thënë se katër sulmues kanë hyrë në shtëpinë e saj në Peshauar dhe e kanë vrarë atë.

Gul Naz ka qenë e njohur për këngët e saj në gjuhën Pashto.

Peshauari është kryeqytet i provincës Khyber Pakhtunkhva, e cila kufizohet me Afganistanin.

Talibanët janë mjaft aktivë në këtë zonë.
XS
SM
MD
LG