Ndërlidhjet

Osetia J. njeh “Republikën Popullore të Luhanskut”


Luhansk

Luhansk

Osetia e Jugut, rajon separatist i Gjeorgjisë, ka njoftuar se ka njohur “Republikën Popullore të Luhanskut” si shtet sovran dhe të pavarur.

Osetia e Jugut, e cila si e pavarur njihet vetëm nga Rusia, Nikaragua, Venezuela dhe Nauru, ka thënë se lideri i saj, Leonid Tibilov, ka nënshkruar dekretin e njohjes pas apelit të të ashtuquajturit Këshill Suprem i Republikës Popullore të Luhanskut.

Separatistët pro-rusë në rajonet lindore të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck, kanë uzurpuar ndërtesat administrative në muajin prill dhe i kanë shpallur rajonet “republika popullore”.

Rusia nuk i ka njohur entitetet e vetëshpallura.
XS
SM
MD
LG