Ndërlidhjet

Pakistan: Janë vrarë 23 militantë të tjerë gjatë ofesnivës


Konvoji i makinave ushtarake të Pakistanit në lëvizje kah Vaziristani Verior
Konvoji i makinave ushtarake të Pakistanit në lëvizje kah Vaziristani Verior
Ushtria e Pakistanit thotë se janë vrarë 23 militantë të tjerë në rajonin fisnor Vaziristani Verior, përgjatë kufirit me Afganistanin, derisa forcat qeveritare e vazhdojnë ofensivën e tyre për ta pastruar këtë territor nga luftëtarët talibanë dhe aleatët e tyre të jashtëm.

Ushtria tha sot se nga sulmet me helikopter kundër bazave të kryengritësve në malet Zartantagi janë vrarë 15 militantë dhe është shkatërruar “një qendër terroriste e komunikimit”.

Në deklaratën e ushtrisë theksohet se në një sulm të ndarë, ushtarët pakistanezë i kanë vrarë tetë militantë uzbekë aëfr Miranshahit, që është kryeqytet i Vaziristanit Verior.

Prej fillimit të operacionit, më 15 qershor, ushtria e Pakistanit pretendon se i ka vrarë më se 200 militantë në këtë rajon.

Vlerësohet se më se 100 mijë banorë janë larguar nga ky territor prej se kishin filluar bombardimet e para, muajin e kaluar, ndërsa mijëra familje kanë kaluar në Afganisan.
XS
SM
MD
LG