Ndërlidhjet

Rusia po dërgon “tanke shtesë” në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim
Një zyrtar amerikan ka thënë se Uashingtoni ka informacione se Rusia është duke u përgatitur për të shpërndarë tanke shtesë për separatistët në lindje të Ukrainës, që aktualisht po luftojnë me forcat e qeverisë qendrore.

“Kemi informacione se tanke shtesë janë nisur dje nga pjesa jugperëndimore e Rusisë”, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës nën kushte anonimiteti.

Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar të premten Bashkimin Evropian dhe diplomatët e G7-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, për pajisjet ushtarake, për të cilat Kievi thotë se Rusia u ofron separatistëve, ka thënë i njëjti zyrtar amerikan.
XS
SM
MD
LG