Ndërlidhjet

Sulmohet stacioni policor në Kinë, 13 të vdekur


Fotografi arkivi e pazarit "Bazha" në Urumqi, kryeqyteti krahinor i Xianjiangut - Kinë
Fotografi arkivi e pazarit "Bazha" në Urumqi, kryeqyteti krahinor i Xianjiangut - Kinë
13 persona janë vrarë gjatë një sulmi në një stacion policor të rajonit Xianjing të Kinës.

Agjencia zyrtare e lajmeve, Xinhua, ka raportuar se tre policë janë plagosur gjatë sulmit që është kryer sot.

Faqja e internetit të qeverisë rajonale të Xinjiangut, ka njoftuar se sulmuesit i kanë dhënë një apo më shumë automjeteve në drejtim të ndërtesës së policisë dhe më pas e kanë ndezur mjetin shpërthyes.

Ky është vetëm një nga sulmet e shumta që theksojnë situatën e tensionuar në këtë rajon ku popullata etnike myslimane e Ujgurëve, kërkojnë më shumë autonomi prej Pekingut.

Muajin e kaluar një bombë e vendosur në një Pazar vrau 43 persona në kryeqytetin e këtij rajoni, Urumqi.
XS
SM
MD
LG