Ndërlidhjet

Hong Kong: Mbahet referendumi që s'pranohet nga Kina


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Më shumë se gjysëm milioni banorë të Hong Kngut kanë marr pjesë në referendumin për reforma demokratike në këtë qytet, referendum ky që nuk e njeh Kina.

Rreth 636 mijë njerëz kanë votuar nga e premtja kur filloj referendimi.

Shumica e pjesëmarrësve në këtë referendum megjithatë morrën pjesë përmes internetit apo aplikacioneve në telefonat celular të tyre.

Tensionet në Hong Kong shpërthyen mbi çështjen e zgjedhjes së udhëheqësve të qytetit, e cila aktualisht përcaktohet nga votat e Komisionit të qytetit prej 1200 anëtarëve, kryesisht të orientuar pro Kinës.

Pekingu ka premtuar se banorët e Hong Kongut do të mund të zgjedhin udhëheqësit e tyre prej vitit 2017.

Qeveria qëndrore megjithatë nuk ka lejuar që ata vet të nominojnë kandidatët e pëlqyer prej tyre.
XS
SM
MD
LG