Ndërlidhjet

Dosja mjekësore e Schumaherit është vjedhur


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Menaxhmenti i pilotit të Formula 1, Michael Schumaher kanë paralajmëruar se dikush po bën përpjekje që të shes dosjen mjekësore të gjermanit që është shpallur shtatë herë kampion i botës.

45 vjeçari ka dal prej një spitali francez javën e kaluar, ku gati për gjashtë muaj u trajtua për një lëndim serioz në kokë të bërë gjatë një aksidenti në skijim.

Ai është transferuar në shtetin fqinj, Zvicër për të vazhduar shërimin.

Ai nuk është më në gjendje kome, në të cilën mbahej prej mjekëve deri në një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore.

Menaxherja e Schumaherit, Sabine Kehm, përmes një deklarate ka thënë se dosjet mjekësore të gjermanit janë vjedhur.

Kehm është kërcënuar me padi ndaj mediave që do të ishin të gatshme ta publikojnë atë dosje.

Kehm ka thënë se zyra e pilotit gjerman do të bëj padi penale nëse dokumentet e vjedhura bëhen publike.
XS
SM
MD
LG