Ndërlidhjet

Jahjaga uron Nishanin për statusin evropian


Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës se Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, pasi Shqipëria ka marrë sot statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në një bisedë telefonike, Jahjaga ka thënë se marrja e statusit kandidat është një mirënjohje për përkushtimin e qytetarëve të Shqipërisë për rrugën evropiane dhe ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm e të përparuar, njofton Presidenca.

Jahjaga po ashtu ka thënë se rruga evropiane e të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit është e pakthyeshme dhe alternativa e vetme.

Nishani, në anën tjetër, ka falënderuar presidenten për urimet dhe ka theksuar se perspektiva evropiane është e hapur për të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën.

XS
SM
MD
LG