Ndërlidhjet

NATO do të themelojë fond për Ukrainën


Ilustrim
Ilustrim

Ministrat e Jashtëm të NATO-s planifikojnë që të themelojnë një fond për të përkrahur kapacitetet e mbrojtjes së Ukrainës.

Ata kanë nisur sot takimin dyditor në Bruksel.

Një burim i NATO-s i ka thënë Radios Evropa e Lirë se fondi do të fokusohet në mbështetjen e Ukrainës në logjistikë, komandë, kontroll dhe mbrojtje kibernetike.

Deri më tash thuhet se nuk është diskutuar dhënia e ndihmës ushtarake vdekjeprurëse për Ukrainën.

Për momentin, nuk ka vendim as për kohën e themelimit të këtij fondi apo sa para do të ofrohen si ndihmë.

Zyrtarët thonë se nuk pritet ndonjë ndryshim në vendimin e muajit prill për të pezulluar të gjitha bashkëpunimet praktike në mes të NATO-s dhe Rusisë, përkundër spekulimeve se së shpejti pritet mbajtja e takimit të Këshillit NATO – Rusi, për të diskutuar për situatën në Ukrainë.

Ministrat e Jashtëm gjithashtu do të diskutojnë situatën në Afganistan dhe do të rishikojnë progresin e arritur, para samitit të NATO-s në shtator, në katër shtete që aspirojnë anëtarësimin në aleancë - në Bosnjë e Hercegovinë, Gjeorgji, Mali të Zi dhe Maqedoni.

XS
SM
MD
LG