Ndërlidhjet

Egjipti mbron sistemin e tij gjyqësor


Gjyqi me tre gazetarët e dënuar për bashkëpunim me Vëllazërinë Myslimane.
Gjyqi me tre gazetarët e dënuar për bashkëpunim me Vëllazërinë Myslimane.

Egjipti ka mbrojtur sistemin e tij gjyqësor në Kombet e Bashkuara, edhe pas burgosjes së tre gazetarëve të Al Jazeera-s.

Zëvendësambasadori i Egjiptit në OKB, Osama Abdelkhalek Mahmoud, ka thënë se vendi i tij respekton rolin e mediave dhe se nuk e konsideron krim gazetarinë.

Ai i ka bërë këto komente në një takim të organizuar nga Asociacioni i Korrespondentëve i OKB-së, i cili është ndjekur edhe nga diplomatë ndërkombëtarë.

Më 23 qershor, Egjipti ka dënuar me nga shtatë vjetë burgim tre gazetarë të Al Jazeeras, nën akuzat se kanë bashkëpunuar me Vëllazërinë Myslimane.

Rastet kanë shkaktuar zemërim global.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që dënimet të hidhen poshtë.

XS
SM
MD
LG