Ndërlidhjet

Vritet një aktiviste e të drejtave të njeriut në Libi


Libi

Libi

Aktivistja libiane për të drejtat e njeriut, Salwa Bughaighis, është qëlluar për vdekje në shtëpinë e saj në Bengazi.

Burimet zyrtare kanë thënë se sulmi është kryer nga persona të panjohur, të veshur me uniforma ushtarake.

Familjarët kanë thënë se bashkëshorti i Bughaighisit ka qenë në shtëpi në kohën e sulmit dhe se tani është zhdukur.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Bughaighis, avokate, ka qenë aktive në revolucionin e vitit 2011, që ka çuar në rrëzimin e liderit veteran, Muammar Qaddafi.

Ajo po ashtu ka qenë e njohur për mbështetjen ndaj grave dhe kundërshtimet ndaj grupeve militante islamike.

XS
SM
MD
LG