Ndërlidhjet

Kerry: Rusia të tregojë vullnet të mirë “brenda orësh”


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Moska duhet të dëshmojë “brenda orëve” se është duke punuar në mbështetje të armëpushimit midis Kievit dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Pas bisedimeve me homologun francez, Laurent Fabius, në Paris, Kerry ka thënë se është e rëndësishme për Rusinë që në orët e ardhshme të tregojë se është duke ndihmuar në çarmatosjen e separatistëve dhe se është duke i nxitur ata që të bëhen pjesë e një “procesi legjitim”.

Ai ka thënë se Perëndimi nuk do të donte të ndërmerrte sanksione të reja kundër Rusisë.

Komentet e Kerryt vijnë derisa presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, po përgatitet të paraqesë një ligj për ndryshime kushtetuese para paralamentit, i cili do të zgjeronte disa kompetenca rajonale.

XS
SM
MD
LG