Ndërlidhjet

Orban nuk e përkrah kandidaturën e Juncker


Kryeministri hungarez, Viktor Orban, (ARKIV)
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, (ARKIV)

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka thënë sot se ai nuk do e përkrah kandidaturën e Jean Claude Jucker nga Luksemburgu për të zëvendësuar Hose Manuel Barroson në pozitën e Presidentit të Komisionit Evropian, raporton Reuters.

Orban ka thënë se Juncker ndoshta mund të zgjedhet me shumicën e votave.

Nominimi i Juncker do të diskutohet sot në ditën e dytë dhe të fundit të samitit të BE-së.

“Unë nuk do ta përkrahë këtë vendim”, ka thënë Orban gjatë një interviste për radion publike.

Shefi i qeverisë hungareze ka përsëritur se Budapesti kundërshton çfarëdo ndryshimi “tinëzar” të traktatit të BE-së, duke iu referuar procesit përzgjedhës të presidentit të ri të Komisionit Evropian.

Kandidatura e Juncker kundërshtohet ashpër edhe nga Britania, ndërsa ai e ka përkrahjen e fuqishme të kancelares gjermane, Angela Merkel.

XS
SM
MD
LG