Ndërlidhjet

Pakistani dhe Afganistani bashkojnë forcat kundër militantëve


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Shariz dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Afganistanit, Rangin Spanta janë pajtuar për formimin e një grupi punues për përpjekje të përbashkëta kundër terrorizmit.

Marrëveshja është arritur dje gjatë një takimi në Raëalpindi në mes të Sharifit dhe Spantës, të njejtën ditë kur presidenti afgan, Hamid Karzai, tha se “interese të huaja” fshehen pas ofenzivës të talibanëve në krahinën Helmand të Afganistanit.

Disa zyrtarë të Afganistanit në mënyrë specifikee kanë akuzuar shërbimin e inteligjencës të Pakistanit për organizimin e ofenzivës dhe se janë duke luftuar përkrah talibanëve afganë.

Zyra e Spantës nuk e ka përmendur se është diskutuar rasti i Helamandit me Sharifin.

Mirëpo, Ministria e Jashtme në Islamad ka thënë se të dy zyrtarët e kanë diskutuar se si forcat afgane mund të ndihmojnë që të ndalojnë luftetarët e Al Kaidës dhe talibanët që t’i ikin ofenzivës ushtarake pakistaneze duke u larguar për në territorin afgan.

XS
SM
MD
LG