Ndërlidhjet

SHBA: Aeroplanët pa ekuipazh fluturojnë mbi Bagdad


Një aeroplan ushtarak amerikan pa ekupiazh
Një aeroplan ushtarak amerikan pa ekupiazh

Shtetet e Bashkuara e kanë filluar operacionin e fluturimit të aeroplanëve pa ekuipazh, por të armatosur, mbi kryeqytetin Bagdad në Irak.

Pentagoni tha se aeroplant pa ekuipazh do t’i mbrojnë ushtarët amerikanë, të cilët tashmë kanë arritur në Bagdad, për ta vlerësuar situatën pas përkeqësimit të sigurisë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të forcave tokësore në Irak, por ka shprehur përkushtim për dërgimine 300 këshilltarëve, kryesisht pjesëtarë të forcave speciale.

Gjatë dy javëve të fundit, militantët sunitë, të udhëhequr nga Sheti Islamik i Irakut dhe grupi Levant (shkurtimishti ISIL), e kanë marrë kontrollin ndaj pjesës më të madhe të Irakut Verior dhe Perëndimor, duke hasur në një rezistencë të vogël, ndërsa i janë afruar kryeqytetit Bagdad.

Komandanti i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara, Martin Dempsey, tha se “opsione shtesë” për aksione të ardhshme potenciale ushtarake amerikane në Irak paraqesin edhe ndjekja e “individëve të vlerës së lartë, që janë udhëheqje e ISIL-it”.

XS
SM
MD
LG