Ndërlidhjet

Netanyahu për pavarësinë e kurdëve


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka bërë thirrje vendit të tij që “të mbështesë aspiratën kurde për pavarësi”.

Gjatë një fjalimi në Tel Aviv, ai i ka përshkuar kurdët si “popull luftues, i cili ka dëshmuar përkushtimin politik”.

Kurdët banojnë në një rajon që përfshin pjesë të Iranit, Irakut, Sirisë dhe Turqisë.

Ata gëzojnë gjysëm autonomie në Irak.

Netanyahu ka thënë se rritja e ekstremistëve sunitë, të mbështetur nga Al Kaida, dhe e forcave shiite, të mbështetura nga Irani, ka krijuar mundësinë për “përmirësimin e bashkëpunimit rajonal”.

XS
SM
MD
LG