Ndërlidhjet

Burg i përjetshëm për të akuzuarit e rastit “Monstra”


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Gjykata themelore e Shkupit ka dënuar me burg të përjetshëm gjashtë nga shtatë personat e akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në afërsi të liqenit të Smillkovës në Shkup, më 12 prill të vitit 2012.

Dy nga të dënuarit, Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq u dënuan në mungesë meqë ndodhen ende në paraburgim në Kosovë.

Nga akuza është vetëm liruar Sejdi Rami.

Të dënuarit akuza i ngarkonte me veprëm penale, terrorizëm.

Viktimat ishin pesë të rinj maqedonas, por pala mbrojtëse në mënyrë kategorike ka kundërshtuar dënimin e shqiptaruar ndaj të akuzuarve duke e quajtur procesin gjyqëesor të montuar.

Avokatët kanë paralajmëruar ankimimin e rastit pranë gjykatës evropiane në Strasburg.

Ky rast ka shkaktuar tensione ndëretnike në Maqedoni ndërsa u organizuan edhe protesta për lirimin e të akuzuarve.

XS
SM
MD
LG