Ndërlidhjet

Bildt e viziton Tbilisin dhe më pas Kievin


Ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt, në Tbilisi
Ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt, në Tbilisi

Ministri i jashtëm suedez, Carl Bildt, është takuar në Tbilisi me Presidentin e Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, kryeministrin Irakli Gribashvilli dhe homologun gjeorgjian, Maia Panjikidze.

Bildt gjithashtu është takuar me përfaqësues të opozitës së këtij shteti.

Duke folur para gazetarëve, Bildt ka thënë se “marrëdhëniet në mes të Gjeorgjisë dhe Bashkimit Evropian kanë hyrë në një fazë të re më të rëndësishme dhe më premtuese.

Bildt ka shtuar se implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit që Gjerogjia e ka nënshkruar me BE-në javën e kaluar do të lehtësojë modernizimin e Gjerogjisë.

Bildt para vizitës në Gjerogji e ka vizituar edhe Moldavinë, ndërsa ky turne diplomatik përfundon me vizitën në Ukrainë.

Të tri këto vende kanë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme për lidhje më të afërta ekonomike dhe politike me BE në Bruksel, më 27 qershor.

XS
SM
MD
LG