Ndërlidhjet

Arrestohet ish shefi i policisë ushtarake gjeorgjiane


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ish shefi i policisë ushtarake të Gjeorgjisë, Grigori Dgebuadze, është arrestuar në Holandë në bazë të një kërkese të Gjerogjisë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Gjerogjisë ka thënë se zyrtarët në Tbilisi tani janë duke punuar drejt ekstradimit të Dgebuadzes.

Autoritetet në Gjeorgji e patën lëshuar një urdhër arresti për Dgebuadzen në muajin mars të vitit të kaluar, duke e akuzuar atë për tejkalim të autoritetet, burgosje ilegale dhe organizimin e torturave.

Dgebuadze ka shërbyer si shef i policisë ushtarake në ushtrinë e këtij vendi derisa partia ish presidentit, Mikheil Saakashvilli humbi zgjedhjet parlamentare të tetorit të vitit 2012.

Dgebuadze ka ikur nga Gjerogjia pasi disa hetime u nisën kundër bashkëpunëtorëve të Saakshvillit kur ky i fundit humbi zgjedhjet.

XS
SM
MD
LG