Ndërlidhjet

E nxjerr nga vetura që digjej me duart e tij


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një banor i Minesotas në SHBA, e ka hapur me duart e tij derën anësore të një veture që po digjej për ta nxjerr nga aty një person që përballej me vdekjen e sigurt, njofton policia amerikan, raporton Reuters.

Rasti që ka ndodhur të dielën, e ka habitur edhe vet policinë amerikane me heroizmin e Bob Renning, 52 vjeçar i cili dukej se ishte mbushur me adrenalinë kur ka vendosur ta shpëtoj personin që gjendej brenda makinës.

Me këtë gjest heroik që ka bërë bujë në SHBA, Renning ka shpëtuar jetën e Michael Johannes nga vetura Chevrolet TrailBlazer, e cila filloi të nxjerr flakë për arsye që ende nuk dihen.

Johannes është trajtuar në spital për shkak të inhalimit të tymit dhe për prerje të vogla pasi është nxjerrë nga vetura përmes xhamit të thyer të makinës së tij.

Renning në anën tjetër nuk është lënduar fare.

XS
SM
MD
LG