Ndërlidhjet

Aeroplani i mallrave rrëzohet në Nairobi


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Autoritetet e aeroportit në Kenia kanë thënë se një aeroplan për bartjen e mallrave me katër persona në bord është rrëzuar pak kohë pas nisjes në Nairobi.

Deklarata që është cituar nga agjencia e lajmeve, Associated Press, thotë se pronari dhe operatori i aeroportit më të madh civil në këtë shtet ka njoftuar se aeroplani është rrëzuar duke e goditur një ndërtesë komerciale, pas nisjes nga Aeroporti Ndërkombëtar “Jomo Kenyatta”.

Kryqi i Kuq kenian tashmë ka njoftuar përmes profilit të saj në “Tëitter” se një trup është arritur të nxjerret nga aeroplani.

XS
SM
MD
LG