Ndërlidhjet

OSBE, e shqetësuar për krizën në Ukrainë


Logoja e OSBE-së

Logoja e OSBE-së

Asambleja Parlamentare e OSBE-së ka shprehur “shqetësim të madh” për krizën në Ukrainë dhe ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për të angazhuar të gjitha palët në përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje paqësore.

Rezoluta e miratuar gjatë takimit në Baku po ashtu i bën thirrje Rusisë që të shfuqizojë aneksimin e Krimesë dhe qytetit Sevastopol.

Nëntë parlamentarë të OSBE-së, përfshirë anëtarët e delegacionit rus, kanë abstenuar nga votimi për rezolutën, e cila ka kaluar me një shumicë pre 97 votash pro dhe një kundër.

Rezoluta është titulluar Deklarata e Bakusë.

XS
SM
MD
LG