Ndërlidhjet

Evropa “të mos mbetet vetëm pikë në hartën e Google”


Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi.
Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi.

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, i ka bërë thirrje Evropës që të rigjejë shpirtin e saj, të reformohet dhe të mos lejojë që të mbetet vetëm një pikë në hartën e Google.

Renzi i ka bërë këto komente para përbërjes së re të Parlamentit Evropian në Strasburg, një ditë pasi Italia ka marrë udhëheqjen e radhës të Bashkimit Evropian.

Duke paraqitur programin gjashtëmujor të udhëheqjes italiane, Renzi ka thënë se Evropa duhet të fokusohet në rritjen ekonomike dhe ka kujtuar se instrumenti kryesor buxhetor në Evropë është “Pakti i stabilitetit dhe rritjes”.

Pas Italisë, presidencën e BE-së do ta marrë Letonia.

XS
SM
MD
LG