Ndërlidhjet

Hidhen poshtë disa sanksione të BE-së


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Një gjykatë e Bashkimit Evropian i ka anuluar sanksionet ndaj një universiteti të rëndësishëm iranian, që blloku i 28 shteteve e kishte akuzuar se është i përfshirë në programin bërthamor të Iranit.

Gjykata e Përgjithshme ka vendosur sot se Bashkimi Evropian nuk ka ofruar dëshmi të mjaftueshme që të arsyetojë ngrirjen e aseteve të Universitetit të Teknologjisë Sharif me bazë në Teheran.

Gjykata që e ka bazën në Luksemburg ka thënë se ngrirja e aseteve do të vazhdojë edhe për dy muaj duke i dhënë kështu kohë qeverive të BE-së që të ofrojë dëshmi më të mira.

BE-ja e kishte sanksionuar këtë universitet në vitin 2012, duke pretenduar se ai “ofron përkrahje aktiviteteve të pasurimit të uraniumit të Iranit”.

Perëndimi pretendon se Irani është duke e përdorur programin e saj bërthamor si mbulesë për prodhimin e armatimit bërthamor, një pretendim ky që hidhet poshtë nga Teherani.

Gjykata e Përgjithshme gjithashtu i ka hedhur poshtë sanksionet ndaj ish ministrit të ekonomisë së Sirisë, Mohammad Alchaar, për të cilin BE-ja dyshon që ka lidhje me “regjimin sirian dhe shtupjen e dhunshme të saj”.

XS
SM
MD
LG