Ndërlidhjet

Dodik: Republika Serbe duhet të pavarësohet


Presidenti i Republikës Serbe të BeH, Milorad Dodik

Presidenti i Republikës Serbe të BeH, Milorad Dodik

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik, ka thënë sot se populli serb nuk është i lirë në Bosne e Hercegovinë dhe se një ditë duhet të çlirohet duke dal nga ky shtet, raportojnë mediat serbe.

“Republike Serbe dhe populli serb nuk janë të lirë në BeH. Ata mbahen në mënyrë që është e padurueshme. Një ditë duhet që ta zgjidhim këtë jo liri që quhet Bosnje e Hercegovinë”, iu ka thënë Dodik gazetarëve në Mrakovicë ku sot shënohej 72 vjetori i vetejës së Kozharit.

Dodik ka përsëritur se në BeH, “nuk ekziston koncensusi për jetën”, dhe ka shtuar se është e rëndësishme që Republika Serbe të forcohet që një ditë ajo ta shpallë pavarësinë, kur për këtë siç ka thënë ai, të krijohen rrethanat ndërkombëtare dhe rrethanat e tjera.

XS
SM
MD
LG