Ndërlidhjet

Malajzi: Më tepër pajisje për kërkimin e aeroplanit të zhdukur


Ekuipazhi i anijeve në Oqeanin Indian në kërkim të aeroplanit të zhdukur të Malajzisë
Ekuipazhi i anijeve në Oqeanin Indian në kërkim të aeroplanit të zhdukur të Malajzisë

Malajzia do të dërgoj më tepër pajisje në Oqeanin Indian Jugor për t'iu bashkuar kërkimeve për aeroplanin në fluturimin MH370, i cili është zhdukur para katër muajsh, ka thënë sot një zyrtar i lartë.

Ministri i mbrojtjes, Hishammuddin Hussein, tha se anjë anije e Marinës së Malajzisë, me pajisje speciale, do të jetë e gatshme më 4 gusht për kërkim të thellë në det, në një zonë të largët në pjesën perëndimore të Australisë, raporton AFP.

Ai ka thënë se një tjetër anije e Malajzisë, që ishte vendosur në muajin prill, do të qëndroj në hapësirën e kërkimeve.

Aeroplani i kompanisë ajrore të Malajzisë e humbi kontaktin më 8 mars gjatë fluturimit prej kryeqytetit Kuala Lumpur për në Pekin të Kinës, me 239 udhëtarë e anëtarë të ekuipazhit.

XS
SM
MD
LG