Ndërlidhjet

Kritika Rusisë për dënimin e politikanit çeçen


 Ruslan Kutayev
Ruslan Kutayev

Grupe për të drejta të njeriut i kanë kritikuar ashpër autoritetet e Rusisë për dënimin e ish-politikanit çeçen, Ruslan Kutayev, me katër vjet burg.

Ai dje është shpallur fajtor për posedim ilegal të drogës.

Ai ishte arrestuar në muajin shkurt, dy ditë pasi e kishte mbajtur një tubim për ta shënuar 70 vjetorin e deportimit të çeçenëve në Kazakistan.

Kutayev ishte lider i Asamblesë së Popullit të Kaukazit, që është një OJQ për bashkimin e grupeve etnike në Kaukazin Verior.

Qendra memoriale për të drejtat e njeriut, me seli në Moskë, ka vlerësuar se Kutayev është i burgosur politik dhe se akuzat kundër tij ishin të fabrikuara.

Presidenti i organizatës Freedom House, David J. Kramer, dënimin e Kutayevit e ka cilësuar si “ndëshikim politk” dhe ka kërkuar nga autoritetet që menjëherë ta lirojnë.

XS
SM
MD
LG