Ndërlidhjet

Stuhia “Neoguri” e godet Japoninë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Një stuhi e fuqishme e ka goditur ishullin jugor të Okinaves, duke paralizuar transportin dhe duke detyruar bazën ushtarake amerikane në këtë ishull të anulojnë të gjitha aktivitetet jashtë objekteve.

Qeveria rajonale e Okinaves ka thënë se deri më tash janë lënduar 10 persona.

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka thënë se stuhia “Neoguri” ka arritur shpejtësinë prej 194 km për orë, duke e bërë atë një prej stuhieve më të fuqishme që e kanë goditur Japoninë gjatë muajve të verës.

Stuhia tani është në rrugë drejt ishullit malor të Kyushus dhe qytetit të Nagasakit.

Një person raportohet si i zhdukur gjatë peshkimit në ujërat e rrëmbyeshëm të Kyushus.

Stuhia megjithatë ka filluar ta humbas fuqinë gjatë ditës.

Autoritetet në Kinë dhe Taivan i kanë paralajmëruar anijet që të largohen si shkak i stuhisë.

XS
SM
MD
LG