Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: 13 të vrarë në sulmet ksenofobike


Pamje e qendrës së Moskës

Pamje e qendrës së Moskës

Një organizatë joqeveritare në Moskë, që e monitoron ksenofobinë dhe ekstremizmin, thotë se 13 njerëz janë vrar dhe 61 të tjerë janë plagosur, në sulmet e motivuara etnike në Rusi, në gjashtë muajt e parë të vitit 2014.

Sipas raportit më të ri të Qendrës Sova për Informacion dhe Analizë, të publikuar sot, sulmet më vdekjeprurëse në gjashtë muajt e parë ndodhën në kryeqytetin Moskë, ku nga ultranacionalistët e dyshuar u vranë 5 vetë dhe u plagosën 13 të tjerë.

Në qytetin e dytë më të madh rus, Shën Petersburg, janë vrarë dy njerëz dhe plagosur shtatë të tjerë.

Vitkimat kryesore të sulmeve ishin punëtorët imigrantë nga Azia Qendrore dhe Kaukazi, e poashtu edhe shtetasit nga Afrika dhe Japonia.

XS
SM
MD
LG