Ndërlidhjet

QKUK: Trajtohen 6 fëmijë me sëmundje të zemrës


Ilustrim
Ilustrim

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën Pediatrike janë trajtuar gjashtë fëmijë me sëmundje të zemrës.

Këta fëmijë kanë përfituar nga një program i cili po aplikohet për herë të parë në Kosovë, në bashkëpunim me disa mjekë amerikan, të cilët po qëndrojnë në vend.

Doktor Ramush Beiqi, pediatër, bën të ditur se numri i fëmijëve që kanë nevojë për trajtime të tilla është i madh, por që këtë herë kanë përfituar vetëm gjashtë prej tyre.

"Janë trajtuar 6 fëmijë përmes enëve të gjakut, procedurat kardiologjie intervente për herë të parë në Kosovë. Ka shumë fëmijë në program, por vetëm 6 kanë përfituar, sepse tash ka pasur material vetëm për këta fëmijë, pasi që është kosto e lartë, por që është e gjitha donacion. Afër 50 mijë dollarë amerikanë janë sjellë në Kosovë. Stafi ka përfituar pasi që në gjitha rastet kanë qenë udhëheqës i programit, dhe amerikanët kanë monitoruar", thotë Beiqi.

Ndryshe, rënia e vdekshmërisë së fëmijëve ka rënë për 15 promil, krahasuar me vitet paraprake.

Kështu ka thënë Jusuf Dedushaj, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Sipas tij, gjatë vitit 2013 gjithashtu nuk ka pasur asnjë vdekje maternale, që është viti i parë që ndodhë një gjë e tillë.

"Ju që keni ardhur për të kryer një punë humane, profesionale dhe një punë shumë të madhe. Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe bordi drejtues i shërbimeve spitalore ka filluar me reforma tjera. Është shumë e natyrshme që kujdes kryesor i kemi dhënë shëndetit të nënës dhe fëmijës. Dhe për herë të në historinë e Kosovës nuk ka pasur për një vit asnjë vdekje maternale", thotë Dedushaj.

Ndryshe, edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Tracey Ann Jacobson, ka vizituar Klinikën e Pediatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo është njohur nga afër me ndihmën që kanë dhënë mjekët amerikanë në bashkëpunim me mjekët kosovarë për mjekimin e 6 fëmijëve me probleme në zemër.

"Unë jam shumë krenare për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë edhe përmes USAID edhe departamentit të mbrojtjes këtu në Kosovë. Unë dua t’ju falënderoj për punën tuaj e në veçanti për fëmijët e që janë e ardhmja e Kosovës".

"Në veçanti dëshiroj t'i falënderoj mjekët, miqtë tonë që kanë ardhur nga Amerika dhe mendoj se njëra prej më të mirave të shtetit amerikan është vullneti jonë për të kontribuar", tha Jacobson.

XS
SM
MD
LG