Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj: Nënshkrimi i MSA-së, çështje javësh


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Presidenca italiane e BE-së e përkrahë marrëveshjen për MSA me Kosovë, kështu thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Kosovës dërguar mediave.

Kjo mbështetje sipas komunikatës i është dhënë kryediplomatit kosovar, Enver Hoxhaj, gjatë Samitit të Kroacisë të mbajtur në Dubrovnik.

“Gjatë ditës së sotme kam takuar shumë ministra të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Këtu dua të përmendi edhe takimin që kisha me ministren e Punëve të Jashtme të Italisë(Federica Mogherini), e cila udhëheq Presidencën e Bashkimit Evropian si dhe komisonerin Fule. Mund të them në bazë të këtyre takimeve që nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit është çështje javësh, nuk është çështje muajsh dhe do të ndodhë shumë shpejt, si dhe nga ta kam marrë konfirmim të plotë që deri në fund të vitit 2014 do të merret vendimi për qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë pa viza drejt Evropës”, është cituar Hoxhaj në komunikatën e MPJ-së.

Kryediplomati kosovar po ashtu ka takuar edhe ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Corleaten, atë të Suedisë, Carl Bildt, zëvendësministrin e Jashtëm të Greqisë dhe të Kanadasë, të cilët i ka falënderuar për përkrahjen që po ia japin Kosovës në forumet multilaterale dhe BE.

XS
SM
MD
LG