Ndërlidhjet

Kerry merr pjesë në bisedimet për Iranin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (ARKIV)

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry (ARKIV)

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Vjenë për të marrë pjesë në bisedimet që po mbahen për programin bërthamor të Iranit.

Kjo vizitë po ndodhë në kohën derisa fuqitë botërore dhe Irani po përballen me afatin e fundit që skadon më 20 korrik për të arritur pajtim rreth programit bërthamor për të kompletuar marrëveshjen që e ka për qëllim të ndalojë Teheranin për të prodhuar armë bërthamore.

Një zyrtar i lartë amerikanë që është i pranishëm në këto bisedime ka thënë se mbrëmë se ka pasur progres në negociata, por se Irani po mban “pozicione jo adekuate dhe mbi të cilat vështirë se mund të negociohet” në disa prej çështjeve kryesore.

Ajatollah, Ali Khamenei, lideri suprem i iranit, gjatë kësaj jave ka sygjeruar që Irani e ka për qëlim që të rrisë tejmase mundësitë e saj për të pasuruar uraniumin.

Kerry në Vjenë do të bashkohet me Sekretarin e Jashtëm britanik, William Hague dhe ministrin e jashtëm gjerman, Frank Ëalter Steinmeier, derisa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov nuk po merr pjesë në takime.

XS
SM
MD
LG