Ndërlidhjet

“Bota” fiton çmim në Festivalin e Filmit në Çeki


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Filmi, “Bota”, që është bashkëprodhim i Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës e ka fituar njërin nga çmimet e festivalit të filmit në Karlovy Vary të Republikës Çeke.

“Bota” e ka fituar çmimin “Fedeora” për filmin më të mirë në garën nga “Lindja në Perëndim”.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e internetit të këtij festivali të filmit, juria ia ka dhënë këtë çmim pasi e ka vlerësuar atë si një “film të mrekullueshëm me skenar të pasur, personazhe tri dimensionale, fotografi jashtëzakonisht të bukura të Shqipërisë së ditëve të sotme të përcjellura nga një muzikë të bukur nostaligjike të marrë nga trashegimia e së kaluarës”.

Arben Zharku, Drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “ky bashkprodhim i dy qendrave të filmit me ekipe kreative të perziera ka sjellur një sukses të merituar për filmin ‘BOTA’. Ky është një shembull i shkëlqyer që fondet evropiane e aplikojne që kohë të gjatë".

XS
SM
MD
LG