Ndërlidhjet

Ngjarjet në Ukrainë nuk ndikojnë në Kupën e Botës 2018


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ministri i Sportit të Rusisë ka thënë se konflikti në Ukrainë nuk duhet të ndikojë në organizimin e Kupës së Botës në futboll që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.

Vitaly Mutko, udhëheqësi i komitetit vendor organizativ dhe anëtar i bordit të FIFA-s, ka thënë se ngjarjet në Ukrainë janë “temë tjetër dhe se ato nuk do të ndikojnë në përgatitjet e Kupës së Botës”.

Rusia është përballur me kritika ndërkombëtare prej aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe pas hedhjes së dyshimeve se po përkrah separatitstë pro rusë në lindje të Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet që sonte të marrë pjesë në ndeshjen finale të Kupës aktuale të Botës, në Rio de Zhaniero.

Mutko ka thënë se Putini do të marrë pjesë në një ceremoni ku i dorëzohet stafeta e organizimit të Kupës së Botës nga presidentja braziliane, Dilma Rousseff.

XS
SM
MD
LG