Ndërlidhjet

Jahjaga në Samitin e Bërdo – Brioni


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mban fjalim gjatë Samitit të liderëve në Dubrovnik, Kroaci
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mban fjalim gjatë Samitit të liderëve në Dubrovnik, Kroaci

Samiti i Bërdo Brionit është hapur mbrëmë në Dubrovnik të Kroacisë ndërsa krahas 100 liderëve të Biznesit të Evropës Juglindore po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Presidentja Jahjaga, e shoqëruar nga ministri i Jashtëm Hoxhaj, po merr pjesë në Samitin Bërdo-Brioni, të tretin me radhë, që sivjet organizohet në Dubrovnik me mikpritës Presidentin e Republikës së Kroacisë Ivo Josipoviq dhe me pjesëmarrjen e kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, zonjën Angela Merkel”, thuhet ndër të tjera në një njoftim të presidencës kosovare.

Ndërkaq, sot pritet të zonja Jahjaga dhe presidentë të tjerë të mbajnë fjalim duke u fokusuar në përspektiven evropiane të Ballkanit, bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit si dhe “paraqitjen e përbashkët të projekteve të infrastructures rajonale që pritet të mbështetet edhe nga BE-ja”.

XS
SM
MD
LG