Ndërlidhjet

Izraeli rifillon sulmet në Gaza


Gaza
Gaza

Ushtria izraelite ka thënë se ka rinisur sulmet ajrore në Gaza, pasi militantët e Hamasit kanë shkelur armëpushimin e ndërmjetësuar nga Egjipti.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se pas një pauze gjashtëorëshe, Izraeli “ka rifilluar aktivitetet operacionale”.

Ushtria ka thënë se gjatë pushimit, militantët nga Gaza kanë hedhur rreth 50 raketa në gjithë Izraelin.

Izraeli ka pranuar planin e Egjiptit për armëpushim, por kryeministri Benjamin Netanyahu është zotuar se do ta godasë rëndë Gazën, nëse Hamasi kundërshton marrëveshjen.

Mbi 190 palestinezë janë vrarë nga sulmet e Izraelit, ndërsa rreth 1,400 të tjerë janë plagosur.

Disa izraelitë janë plagosur nga raketat palestineze, por nuk është raportuar për të vrarë.

XS
SM
MD
LG