Ndërlidhjet

Holanda, përgjegjëse për disa të vrarë në Srebrenicë


Srebrenicë
Srebrenicë

Një gjykatë holandeze ka vendosur se Holanda është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 300 burrave dhe djemëve myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Ata kanë qenë në mesin e 5,000 boshnjakëve të strehuar nga paqeruajtësit holandezë të OKB-së në bazën e tyre në Potoçari.

Gjykata ka thënë se shteti duhet ta ketë ditur se ata do të vriteshin nga serbët e Bosnjës kur të dorëzohen.

Rasti është ngritur nga një grup i të afërmve të viktimave, i njohur si "Nënat e Srebrenicës".

Mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë janë vrarë në masakrën e Srebrenicës.

Ajo konsiderohet si mizoria më e keqe në Evropë qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG