Disa ligjvënës amerikanë kanë thënë se Irani është shkaktar i madh i jostabilitetit në Lindjen e Mesme.
Ligjvënësit kanë marrë pjesë në një seancë dëgjimore në Komitetin për Punë të Jashtme, në të cilën është shqyrtuar roli “destabilizues” i Iranit në rajon.
Kryetari republikan i Komitetit, Ed Royce, ka thënë se Irani armatos grupin palestinez të Hamasit.
“Duke iu falënderuar Iranit, Hamasi është riarmatosur qysh më 2012. Irani është i vetmi që e armatos atë”, ka thënë Royce.
Anëtari demokratik i panelit, Eliot Engel, po ashtu ka paralajmëruar kundër ndikimit rajonal të Iranit.