Ndërlidhjet

Kompanitë ajrore i shmangen hapësirës mbi Ukrainë


Ilustrim

Ilustrim

Disa kompani ajrore ndërkombëtare kanë shpallur se aeroplanët e tyre do t’i shmangen fluturimit mbi Ukrainë, pasi aeroplani i kompanisë Malasyia Airlines u rrëzua në pjesën lindore të këtij vendi, ku forcat e qeverisë po luftojnë kundër kryengritësve separatisë prorusë.

Ushtria ukrainase dhe separatistët po e fajësojnë njëri-tjetrin për goditjen e aeroplanit.

Kompania Lufthansa e Gjermanisë, Aerofloti i Rusisë dhe Turkish Airlanes i Turqisë janë në mesin e kompanive që thonë se do t’i shmangen hapësirës mbi Ukrainë gjaat fluturimeve të tyre.

Qeveria e Francës i ka këshilluar kompanitë ajrore franceze që të mos kalojnë nëpër këtë hapësirë ajrore.

Aeroplani nga Malajzia me 295 njerëz, ishte duke fluturuar nga Amsterdami në Kuala Lumpur.

Aviacioni federal i Shteteve të Bashkuara, në muajin prill, u ka thënë kompanive amerikane që të mos fluturojnë mbi hapësirën ajrore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG