Ndërlidhjet

Wang: Zgjatet afati në negociatat atomike me Iranin


Banka e centrifugave të Iranit në kapacitetin atomik në Natanc
Banka e centrifugave të Iranit në kapacitetin atomik në Natanc

Shefi i delegacionit të Kinës në bisedat atomike me Iranin në Vjenë, Wang Qun, thotë se me gjasë do të shtyhet afati për arritjen e marrëveshjes së vazhdueshme për programin atomik të Iranit, që aktualisht është 20 korriku.

Zoti Wang u tha sot reporterëve në Vjenë se pritet se për këtë çështje do të përgatiten kushtet. Megjithatë, mbetet e paqartë se deri kur do të zgjatet ky afat.

Ai ka theksuar se ishte i “inkurajuar” nga progresi i bërë gjatë disa muajve në negociata, që synojnë zgjidhjen e shqetësimeve se Irani në mënyrë sekrete po zhvillon armatim atomik.

XS
SM
MD
LG