Ndërlidhjet

BE-ja zgjat pezullimin e sanksioneve ndaj Iranit


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Këshilli i BE-së sot e ka shtyrë deri më 24 nëntor pezullimin e disa masave të ndalimit të BE-së ndaj Iranit, pezullim ky që ishte bërë në nëntor të vitit të kaluar.

Njoftimi është bërë përmes një komunikate të Këshillit, dërguar mediave.

“Derisa pjesa e mbetur e masave të ndalimit të BE-së mbesin në fuqi, suspendimi lejon: ofrimin e sigurimit dhe transportit lidhur me shitjen e naftës bruto iraniane te konsumatorët aktual, importin, blerjen apo transportimin e produkteve petro-kemikale të Iranit si dhe tregtimin në ar dhe metale të tjera të çmuara me qeverinë iraniane dhe trupat e saj publike”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Komunikata e njejtë gjithashtu njofton se rritja e pragut për autorizimin e transfereve financiare prej dhe drejt Iranit gjithashtu mbetet në fuqi.

XS
SM
MD
LG