Ndërlidhjet

60 të vrarë në sulme të ndara në Afganistan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarët thonë se së paku 60 persona janë vrarë në sulme të ndara në të gjithë Afganistanin.

Shumica e viktimave janë raportuar nga krahina veriore Faryab, ku po zhvillohen luftime në mes të forcave qeveritare dhe talibanëve prej 18 korrikut.

Ahmad Javid Bedar, zëdhënësi i qeverisë krahinore, ka thënë sot se luftimet deri më tash kanë marrë jetën e tetë policëve dhe së paku 15 militantëve.

Bedar ka thënë se luftimet kanë nisur pasi mbi 300 luftetarë talibanë kanë sulmuar pikat e kontrollit të policisë.

Ndërkohë një civil dhe një oficer policie janë vrarë në një sulm vetvrasës në krahinën jugore të Helmandit.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se operacionet ushtarake në Khost, Kandahar, Helmand dhe Parvan kanë varë 31 militantë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria gjithashtu ka njoftuar se tre ushtarë janë vrarë gjatë sulmeve me bomba, por për këto sulme nuk kanë dhënë detaje.

XS
SM
MD
LG