Ndërlidhjet

Çfarë shkruajnë gazetat ruse për fluturimin MH17?


Përkundër dëshmive se rebelët e mbështetur nga Moska janë përgjegjës për rrëzimin e fluturimit të Malajzisë MH17, mediat e shkruara në Rusi japin një tablo krejt ndryshe.

Disa thonë se fatkeqësua është shkaktuar nga ushtria e Ukrainës, e cila ka ngatërruar avionin e pasagjerëve me një aeroplan ushtarak. Sipas të tjerave, bëhet fjalë për një sulm terrorist në bord.

Komsomolskaya Pravda: Vështirë se separatistët kanë rrëzuar fluturimin MH17

E përditshmja "Komsomolskaya pravda" ka botuar një artikull të komentatorit ushtarak, Viktor Baranets, me titull: “Kush qëlloi me Buk”. Shkrimi argumenton se separatistët pro-rusë vështurë se mund ta kenë qëlluar MH17-ën. Skenari më i mundshëm, sipas Baranets, është se aeroplani i pasagjerëve është sulmuar nga ushtria e Ukrainës.

Duke pretenduar se sistemi Buk i raketave tokë-ajër mund të godasë një aeroplan që fluturon në lartësi prej 10,000 metrash, Baranets vë në dukje se Ukraina ka 75 sisteme Buk në arsenalin e saj.

“Nëse kemi parasysh propagandën ukrainase, që vazhdimisht ushqen frikë për ‘pushtimin’ rus nga toka dhe ajri, atëherë nuk mund të përjashtohet mundësia se sistemi anti-ajror i Ukrainës ka rrëzuar Boeing-un e Malajzisë gabimisht, duke e ngatërruar atë me një aeroplan rus”, shkruan Baranets.

Ai po ashtu argumenton se rebelët nuk kanë specialistë për të punuar me teknologji të tillë të avancuar.

Nezavisimaya Gazeta: Ngatërrimi me një aeroplan ushtarak rus

Një editorial në të përditshmen "Nezavisimaya gazeta", i titulluar: “Aeroplani i rrëzuar: Vetëm faktet”, e cilëson fatkeqësinë e MH17-ës si “fillim të një Lufte të re të Ftohtë”.

Editoriali pretendon se fluturimi MH17 mund të jetë rrëzuar nga sistemi Buk ose nga avionët luftarakë Sukhoi, për të cilët thotë se kanë fluturuar së bashku me aeroplanin e pasagjerëve. Ai po ashtu thekson se është shumë herët të përjashtohet sulmi terrorist.

Shkrimi përjashton mundësinë e hedhjes së raketës tokë-ajër nga Rusia. Ai vë në pah se Kievi ka pasur sisteme Buk të stacionuara në lindje të Ukrainës për t’iu kundërvënë pushtimit rus.

“Për këtë arsye nuk mund të përjashtojmë mundësinë se Boeing-u i Malajzisë është ngatërruar me një aeroplan të forcës ajrore ruse”, shkruan "Nezavisimaya gazeta".

E njëjta po ashtu hedh dyshime mbi akuzat zyrtare të Ukrainës se sistemi Buk, i përdorur nga rebelët, është sjellë në vend nga Rusia.

Moskovsky Komsomolets: Hapësira ajrore e Ukrainës, përgjegjësia e Ukrainës

E përditshmjha "Moskovsky komsomolets", duke cituar një ekspert të sigurisë ajrore, shkruan se edhe nëse vërtetohet se rebelët kanë qenë përgjegjës për rrëzimin e fluturimit MH17, Ukraina do të duhej të mbahej përgjegjëse për lejimin e avionëve civilë që të fluturojnë në një zonë të aktivitetit ushtarak.

“Nëse një vend nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e fluturimeve në territorin e tij, atëherë ai duhet të mbyllë hapësirën e tij ajrore”, citohet të ketë thënë eksperti i sigurisë ajrore.

Siç e dimë, autoritetet e Ukrainës kanë kufizuar fluturimet në bazë të lartësisë. Si rezultat, aeroplani ka fluturuar më lart, por prapëseprapë është rrëzuar”, thotë ai.

Argumenty i Fakty: Fidel Catro thotë se ukrainasit e kanë bërë

Një shkrim në ueb-faqen e revistës javore "Argumenty i Fakty" citon deklaratën e udhëheqësit të pensionuar të Kubës, Fidel Catro, se autoritetet e Ukrainës janë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit malajzian.

Në një tjetër arikull në ueb-faqe, "Argumenty i Fakty" konstaton se, përderisa fluturimi MH17 mund të jetë rrëzuar vetëm me sistemin raketor Buk, sulmi nga territori i Rusisë do të ishte i pamundur për shkak të distancës.(v.tela)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG