Ndërlidhjet

Clinton: Bota pa AIDS, është e mundshme


Ish Presidenti amerikan, Bill Clinton (ARKIV)
Ish Presidenti amerikan, Bill Clinton (ARKIV)

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, gjatë një konference ndërkombëtare për HIV/AIDS ka thënë se sëmundjes vdekjeprurëse po i duket fundi.

Clinton iu ka thënë delegatëve të samitit të 20-të të AIDS-it në Melburn se “bota pa AIDS...po duket në horizont”.

Mirëpo Clintoni ka thënë se çdo vit, 2 milion njerëz ende po infektohen me HIV, virusin që shkakton sëmundjen e AIDS-it, ndërsa miliona të tjerë ende nuk kanë mundësi të trajtohen.

OKB e ka vendosur vitin 2030 si kohën kur dëshiron të eliminojë sëmundjen në fjalë, përfshi këtu edhe 90 % të personave që janë diagnostifikuar me HIV.

Në botë momentalisht ka 35 milionë njerëz që jetojnë me HIV/AIDS.

XS
SM
MD
LG