Ndërlidhjet

logo-print

Iraku shtyn zgjedhjen e presidentit


Parlamenti i Irakut

Parlamenti i Irakut

Parlamenti i Irakut ka shtyrë votimin për presidentin e ri.

Është pritur që parlamenti të zgjedhë presidentin e ri në seancën e sotme, por ka vendosur që votimin ta shtyjë për 24 korrik.

Janë dhjetëra kandidatë që mund të zëvendësojnë Jalal Talabanin, i cili është në fund të mandatit të tij të dytë.

Në Irak tashmë ekziston një marrëveshje jozyrtare që presidenti i vendit të jetë kurd, kryetari i parlamentit, i cili është zgjedhur javën e kaluar, mysliman sunit dhe kryeministri mysliman shiit.

Komuniteti ndërkombëtar është duke bërë presion mbi parlamentin që të zgjedhë zyrtarët e rinj, më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

Qeveria e re irakiane përballet me krizën më serioze në disa vite, pasi militantët e Shteti Islamik kanë marrë kontrollin e disa territoreve në veri dhe perëndim të Irakut.

XS
SM
MD
LG